Si ti stimulojmë amën dhe bletët gjatë pranverës ?

Atëhere kombinimi i KOBALT dhe BEEFORS është ideal për këtë gjë!

KOBALTI - është suplement natyral. Studimet e viteve të fundit tregojnë se KOBALTI e stimulon dhe e rrit prodhimtarinë e amës për 20%-30% për të lëshuar vezë. Rekomandohet të përdoret në shërbet kur nevojitet zhvillimi i shoqërive. Kryesisht në fillim të sezonit të bletarisë.

BEE FORS - është suplement përzierje e vitaminave, mineraleve, aminoacideve për rritjen e imunitetit të bletës. Për të pasuruar shërbetin me përbërsa si Vitamin C dhe aminoacide bletërritësit vendosin limon, ose ekstrakte të ndryshme të bimëve. Me anë të BEE FORS është e panevojshme aplikimi i tyre. BEE FORS i përmban të gjitha në një vend. Efektin stimulativ tek bletët e arrinë kur kombinohet me KOBALT.

Si është mënyra e aplikimit të këtyre dyjave ?

Në raste kur duam stimulim dhe rritje të kolonive, atëhere KOBALTI mund të përdoret edhe vetëm ose bashk me BEEFORS. Aplikohen 1ml KOBALT dhe 1ml BEEFORS në një litër shërbet, ose të dyja bashk (50ml kobalt + 50ml beefors) mund te hidhen ne 50 litra shërbet. Pra kombinimi i këtyre të dyjave na mundëson arritjen e efektit maksimal.