

Rreziqet e përdorimit të fletëve të dyllit nga Kina për bletët dhe shëndetin e njeriut
Sipas raportit të Autoritetit Europian për Siguri Ushqimore të publikuar ne Maj 2020, kërkohet që të ndalohet cdo importim i produkteve për përdorim në bletari nga Kina, për shkak të rrezikut për shkak të efekteve anësore tek bletët dhe potencialisht rrezik për njeriun.
Përmbledhje :
Implikimet tek bletët - Sipas këtij raporti ky dyll është në përmbajtje të gomave sintetike, acidit stearik dhe palmitik. Kjo përmbajtje tregon efekte negative në zhvillimin e kolonisë dhe vezëve (Aupinel, 2018; Reybroeck, 2017 and 2018). Sipas mostrave të marra nga fletët e dyllit nga Kina, shihet përmbajtje e lartë e gomave sintetike dhe acideve jo organike, ku kjo përmbajtje gradualisht ndikon në rritjen e mortalitetit të bletëve me rreth 45%.
Implikimet tek njeriu - Edhe pse konsumimi i mjaltit me hoje në treg është më i vogël, megjithatë egziston mundësia e pranis së substancave të ndaluara. Për shkak se mungojn të dhënat e konsumit se sa është përmbajtja e vojshtines në raport me fletën e dyllit. Egziston gjithashtu mundësia e thithjes së kontaminuesve dhe transferimit tek mjalta, por mungojn të dhënat dhe detajet. Por gjithsesi mbetet ti kushtohet vëmendje e caktuar.
: Sipas të dhënave nga Kongresi Ndërkombëtar i Bletarisë Apimondia (2019) fletët e dyllit kineze mund të përmbajnë një përqindje jashtëzakonisht të lartë parafine, deri në 90-95%, që do të thotë se ato shpesh bëhen me shumë pak dyllë të vërtetë blete.
: Prandaj është me rëndësi të vendosen Fletë Dylli natyrale, në të cilat është kryer procesi i sterilizimit, proces ky qe bëhet në temperatura mbi 120 shkallë. Vetëm kështu garantohet cilësia e fletëve të dyllit. Për bletari natyrale, për mjaltë natyrale, duhet të përdoren produktet natyrale dhe jo sintetike

