Çfarë janë fletët e dyllit për bletë?

Ato janë çelësi për bletari të suksesshme, dhe për shëndetin e bletëve!

Pse për shëndetin e bletëve ?

1) Sepse dylli është komponent që shumë lehtë i pranon mbetjet e ndryshme të kemikaleve apo ilaqeve antibiotike të përdorura nga bletarët për trajtime të ndryshme. Nëse nuk sterilizohet dhe nuk trajtohet si duhet, ato mbetje pastaj mund të kalojnë në mjaltë, e që mund të kemi pasoja më vonë në bletë, duke krijuar rezistenc.

2) Dylli eshte gjithashtu terren i përshtatshem për krijimin e sporeve bakterore të cilat pasiqë krijohen parakushtet aktivizohen dhe formohen bakteriet e ndryshme, si Penicillus, e cila më vonë e krijon sëmundjen e Pestet Europiane dhe Amerikan. Sporet shkatërohen ne temperatura mbi 120 shkallë, prandaj kërkohet që dylli para se të vendoset në kosherre të jetë i sterilizuar mirë dhe i pastër nga sporet.

FLETËT E DYLLIT nga GRUDA janë fletë të përpunuar nga dylli i grumbulluar nga bletarët tonë anembanë vendit. Ai trajtohet me kujdes para përpunimit. STERILIZIMI është procesi që ne e trajtojmë me rigorozitet dhe nuk lejojmë që asnjë sasi e dyllit të prodhohet pa u sterilizuar.

Kanë ngjyrë të verdhë natyrale, erë karakteristike natyrale të dyllit.

E gjeni në të gjitha qendrat e mëdha në Kosovë dhe Shqipëri !