A duhet ruajtur mjalti në frigorifer?

Nëse nuk jeni adhurues i mjaltit të  kristalizuar, atëher është mirë që mjalti të ruhet në një vend të errët, në temperaturë dhome dhe të qëndrueshme.

Pse ? Sepse kur mjalti qëndron në temperaturë të ftohtë përshpejtohet procesi i kristalizimit.

A do të thotë kjo që procesi i kristalizimit nuk do të ndodhë me mjaltin që nuk është në frigorifer? Nuk do te thote, pasiqe edhe mjalti i ruajtur në temperaturë dhomes kristalizohet pas një kohe.

Procesi i kristalizimit është i ndryshëm për çdo lloj mjalti. Disa lloje mjalti kristalizohen shpejt, ndërsa në disa raste kristalizimi pothuajse mungon plotësisht.

Kujtojmë se kristalizimi i mjaltit është një proces natyral dhe është një konfirmim që mjalti nuk ka pësuar asnjë përpunim dhe se është krejtësisht natyral. Është e rëndësishme të mbani mend se mjalti nuk humb asnjë nga vetitë e tij gjatë kristalizimit.